Lajme
Këshilltarja Lokale e BE-së dhe kryetari i Linzit | Adresat e vetme mbështetëse të Albin Kurtit në SHBA e Evropë
Demokracia
10:11 | 03 Korrik 2023

Share:

Për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka aspak rëndësi se çfarë deklarojnë sekretari amerikan Antony Blinken, presidenti francez Emanuel Macron apo kancelari gjerman Olaf Scholz. Nuk po dëgjohen as thirrjet e tyre të vazhdueshme që kryeministri Kurti të bëjë hapa përpara drejt shtensionimit të situatës së sigurisë në veriun e Kosovës.

Si kundërpeshë të qëndrimeve të drejtuesve SHBA-së dhe të shteteve kryesore të Bashkimit Evropian, Vetëvendosjes dhe mbështetësve të Kurtit në studio televizive, po u shërbejnë qëndrimet e një Këshilltareje Lokale të BE-së, Kati Shneeberger, emër krejtësisht i panjohur për Kosovën deri në majin dhe qershorin e vitit 2023.

Mjafton të shohësh arkivin e lajmeve të muajit qershor se pas çdo kërkese apo qëndrimi që ka ardhur në emër të ShBA-së, Gjermanisë, Francës apo Britanisë së Madhe, është shfaqur Këshilltarja Lokale duke akuzuar këto shtete se po i bëjnë presion Kosovës për t’ia dhënë Asociacionin, Vuçiqit.

Schneeberger: SHBA-ja e BE-ja po i bëjnë presion Kosovës për t’ia dhënë Vuçiqit Asociacionin

Lexo edhe: 

Zyrtarja e BE-së kërkon dorëheqjen e Borrellit për shkak të Kosovës

Deklaratat e Këshilltares Lokale të BE-së apo edhe të ndonjë eurodeputeti shpërndahen me shpejtësi nga mbështetësit e Kurtit dhe militantët e partisë së tij.

Mbështetja në qëndrimet e zyrtarëve të panjohur të BE-së dhe që nuk çojnë peshë në politikat e shteteve anëtare, nuk duket se janë krejtësisht të rastësishme. Kjo më shumë i ngjan një strategjie.

Me shumë pompozitet, kryeministri Kurti kishte prezantuar edhe një letër mbështetëse për gjendjen në veri që e kishte pranuar nga kryetari i Linzit të Austrisë, Klaus Lugner, një komunë me rreth 200 mijë banorë.

Kryeministri Albin Kurti është bërë kryeministri i parë në historinë politike të Kosovës që sanksionohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkë me të edhe Republika e Kosovës.

Sipas sanksioneve të BE-së, kryeministri Kurti nuk mund të zhvillojë asnjë takim me zyrtarët e lartë të BE-së, përveç nëse takimi i thirrur është i fokusuar në adresimin e situatës në veriun e Kosovës, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Pavarësisht kësaj situate që po përplasë Kosovën me shtetet aletate që sponsorizuan pavarësinë e Kosovës, Kurti po vazhdon të ngushëllohet me mbështetjen e zyrtarëve të parëndësishëm të BE-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme