Lajme
Këshilltari i Kurtit fyen rëndë mediat e Kosovës, më pas e fshin postimin
Demokracia
15:04 | 30 Korrik 2023

Share:

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj, e ka bërë një postim të rëndë ndaj mediave në Kosovë.

Këshilltari Feraj është shprehur në mënyrë ironike por duke i rënduar në mënyrë të pabesueshme mediet kosovare dhe duke i lidhur ato me Serbinë.

“Biznesi mediatik në Kosovë do ta fitojë betejën gjyqësore: Aktiviteti i tij është në përputhje të plotë me kushtetutën e Serbisë!” – ka shkruar z. Feraj në profilin e tij në Facebook.

Besohet që ky sulm i ri ndaj mediave është i lidhur me vendimin e së premtes ndaj Klan Kosovës, mediumit të cilit pushteti tashmë po ia rrezikon seriozisht mbylljen.

Kujtojmë se gjuha e urrejtjes dhe mosdurimit nga ana e eksponentëve të partisë në pushtet ndaj medieve ka qenë vazhdimisht e rëndë pas marrjes së pushtetit.

Disa minuta pas postimit të këtij shkrimi, z. Feraj e ka fshirë atë nga Facebook-u i tij.

Vlen të theksohet që gjuha e z. Feraj ndaj medieve ishte dënuar edhe në të kaluarën nga AGK dhe Federata Evropiane e Gazetarëve.

Postimi i plotë:

Të ngjashme