Lajme
Këshilltari i Kurtit, Elvis Hoxha pranonte publikisht se është komunist dhe se ka ardhur koha për komunizmin
Demokracia
14:47 | 04 Shtator 2022

Share:

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Elvis Hoxha ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit për shkak të deklaratës së tij ofenduese dhe linçuese ndaj kreut të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharajt se ka qenë pjesë e partive serbe.

Hoxha, në publik njihet për deklarimet e tij dhe edhe më tepër për shkak të ideologjisë që përfaqëson.

Në një intervistë ta para disa viteve në Vizion Plus TV, Hoxha derisa po diskutonte për universitetin, studentët, publiken dhe privaten është pyetur nga moderatorja e emisionit nëse po donë të thotë se ka ardhur koha për komunizmin.

Hoxha në përgjigjën e tij, nuk heziton aspak. Madje shkon edhe më larg duke thënë se koha për komunizmin ka qenë që nga antikiteti dhe se është komunist.

“Për komunizmin ka qenë koha që në antikitet. Gjithmonë ka qenë koha për komunizmin. Nëse më pyet a je komunist: Do të them tamam si Sartre, si të mos jem komunist.”, thotë Hoxha në atë intervistë.

Ai më tutje thotë se nuk është për shtetin e ligjit, por për shtetin e së drejtës.

“Çfarë do të thotë të mos jem komunist, nuk jam për mirëqenien e të gjithëve. Jam për lulëzimin e të gjithë shoqërisë. Kur më thotë dikush jam për shtetin e ligjit, unë them se nuk jam për shtetin e ligjit, për shtetin e ligjit ka qenë Hitleri, Stalini, ka qenë Churchilli, të tërë janë për shtetin e ligjit, unë jam për shtetin e së drejtës.”, thotë Hoxha.

Dëgjoni këtë intervistë nga minuta 04:50 duke klikuar KËTU.

Të ngjashme