Lajme
Këshilli Prokurorial kërkon komente dhe sugjerime për dy draft-rregullore
Demokracia
18:47 | 15 Korrik 2022

Share:

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se ka hapur dëgjim publik lidhur me draft-rregulloren për organizimin e brendshëm dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit, si dhe për draft-rregulloren për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e administratës në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton se është në fazën e draftit përfundimtar të draft-rregullores për organizimin e brendshëm dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit, si dhe të draft-rregullores për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e administratës në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Andaj, me qëllim të arritjes së bashkëpunimit, nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit, Këshilli Prokurorial fton të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e këtyre dy draft-Rregulloreve deri më datë 29 korrik 2022″, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton opinionin publik se ka hapur dëgjim publik lidhur me draft-Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Funksionimin e Prokurorit të Shtetit, si dhe për draft-Rregulloren për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Administratës në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton se është në fazën e draftit përfundimtar të draft-Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Funksionimin e Prokurorit të Shtetit, si dhe të draft-Rregullores për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Administratës në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Andaj, me qëllim të arritjes së bashkëpunimit, nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit, Këshilli Prokurorial fton të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e këtyre dy draft-Rregulloreve deri më datë 29 korrik 2022.

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: [email protected]

Gjithashtu, bashkangjitur gjeni linkun ku mund ti gjeni të publikuara dy Draft-Rregulloret në fjalë https://prokuroria-rks.org/degjim-publik  

 

Të ngjashme