Lajme
Këshilli Prokurorial i Kosovës suspendon Lavdim Krasniqin
Demokracia
16:38 | 02 Mars 2021

Share:

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), e ka suspenduar drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit (SKPK), Lavdim Krasniqin dhe ka caktuar ushtrues të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së, Valdrin Krasniqin.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim që pas fillimit të procedurës penale kundër Lavdim Krasniqit, me dyshimin për kryerjen e veprave penale, kepëerdorimi detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar. KPK ka marrë vendim për suspendimin e Krasniqit, me pagesë 50 për qind të pagës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata, shkruan Demokracia.com.

“Pas fillimit të procedurës penale ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit (SKPK), Lavdim Krasniqi, me dyshimin për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, ka marrë vendim për suspendimin e të njëjtit me pagesë 50 për qind të pagës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Po ashtu, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e një zyrtareje të Sekretariatit, si e dyshuar për veprën penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

“Me qëllim të vazhdimit të funksionimit të administratës së sistemit prokurorial në përgjithësi, KPK-ja po sot caktoi Ushtrues të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së, Valdrin Krasniqin – Udhëheqës i Zyrës Ligjore”, thuhet më tej në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme