Lajme
Kërkohet të shpallet ditë zie për gratë e vrara
Demokracia
14:08 | 16 Prill 2024

Share:

Vrasja e sotme e Gjyljeta Ukellës nga bashkëshorti i saj në Pejë ka nxitur reagime të shumta.

Pas dënimit të këtij rasti makabër, personalitete të ndryshme në rrjete sociale kanë kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të shpall ditë zije.

Një gjë të tillë e ka kërkuar edhe juristja e njohur e medias Flutura Kusari.

Në profilin e saj në “Facebool”, ajo e ka shpërndarë një foto ku shkruhet: “shpallni ditë zie për gratë e vrara”.

Një foto e tillë është shpërndarë edhe nga shumë gazetarë e pjesëtarë të shoqërisë civile në vend.

Në Kosovë ditët e zisë mund t`i shpall vetëm nga Presidenti i vendit

Të ngjashme