Lajme
Kërkohet arrestimi i Goran Rakiqit që dha dorëheqje si ministër
Demokracia
14:59 | 05 Nëntor 2022

Share:

Halil Matoshi ka kërkuar që tashmë ministri i dorëhequr Goran Rakiq të arrestohet nga Policia e Kosovës.

Ai ka pyet se a ka plan B qeveria Kurti, me siç e quan ai “padëgjueshmërinë qytetare në veri”.

Matoshi ka shtuar se Qeveria ka ose duhet të vendosë rend kushtetues në tërë vendin, ose të dorëhiqet.

Postimi i plotë:

A ka Plan B. Qeveria Kurti?
1.
Në veri të Kosovës po mbretnon paligjësia, rebelimi kaotik dhe vakuumi institucional!
Shteti i Kosovës sot po ballafaqohet me padëgjueshmëni qytetare në veri.
Shpejt pritët me dalë fotografia e të ashtuquajtunës “Brigada Serbe e Veriut” me “kumandirat” Rakić, Radojčić e Djurić, tue vringëllu armët!
2.
Goran Rakić ka bâ tradhti të naltë kundër shtetit, tue thirrë në rebelim, ai duhet me u arrestu dhe me u përgjegj penalisht, simas Kodit penal të Kosovës!
3.
Albin Kurti e Xhelal Sveçla janë përgjegjës kryesorë dhe të mandatuem për me e rivendosë rendin dhe ligjin si dhe paqen në veri!
Vakuumi duhet mbushë me diçka!???
Presim Planin B. të Qeverisë.
Ose rivendosje e rendit në tërë territorin kushtetues të vendit ose dorëheqje!

Të ngjashme