Lajme
Keqpërdorimi i ujit të pijes mund të rrezikojë furnizimin e rregullt
Demokracia
19:59 | 24 Korrik 2023

Share:

Temperaturat e larta të korrikut, nuk kanë ndikuar që të ketë telashe në furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm.

Por, me reduktime mund te përballën qytetarët, si pasojë e keqpërdorimeve të mëdha që po bëhen me ujin e pijshëm.

Sipas, zëdhënëses së KRU Prishtina, Arjeta Mjeku, pavarësisht aksioneve inspektuese që janë duke u ndërmarrë, ato ende vazhdojnë të ndodhin.

“Keqpërdorimi i ujit që po bëhet në forma të ndryshme, duke ujitur kopshte, ara, bahçe në të njëjtën kohë kycjet ilegale në sistemin  e rrjetit të ujësjellësit, po e rëndojnë dukshëm furnizimin me ujë të pijshëm edhe pse ne si kompani kemi filluar intesivisht me aksione të mëdha kundër keqbërësve të ujit.2, ka thënë Mjeku.

Sipas Mjekut, kapacitete aktuale që kanë si kompani, sigurojnë ujë për qytetarët deri në fund të këtij viti.

“Niveli i ujit në liqenet akumuluese kohë më parë rritën edhe kuotën maksimale kaparderdhje që është një gjë shumë pozitive dhe kjo siguron furnizim me ujë të pijes për të gjithë qytetarët në zonën e shërbimit deri në fund të këtij viti me përjashtim të disa zonave që patjetër duhet të hynë në reduktime…rritja e vazhdueshme e numrit të konsumatorëve zonat urbane të shtuara i bëjnë të pamjaftueshme burimet e ujit që i kemi në dispozicion.”

Gjendje e njëjtë është edhe në kompaninë e ujësjellësit, “Hidroregjioni Jugor”, që furnizon me ujë të pijës regjionin e Prizrenit. Nga kjo kompani thonë se për momentin nuk planifikojnë reduktime të ujit, por një gjë e tillë nuk përjashtohet.

“Keqpërdorimet janë të mëdha në zonën e shërbimit dhe kjo po e pamundëson pak a shumë furnizimin e rregullt me ujë të konsumatorëve të ndërgjegjshëm, ne jemi në terren 24 orë thuaj në gatishmëri, me ekipet e inspektoratit, dhe policinë në mënyrë që ti reduktojmë këto keqpërdorime.”

Megjithatë në komunën e Mitrovicës, si pasojë e keqpërdorimeve të mëdha nga ana e qytetarëve, kompania e ujësjellësit ka njoftuar se tashmë kanë nisur reduktimet në komunat ku mbulojnë.

Të ngjashme