ShowBiz
Këngëtarja e njohur shfaqet në “Billboard Music Awards” me fustanin e stilistit shqiptar
Demokracia
17:08 | 16 Maj 2022

Share:

Mbrëmjen e djeshme, “Billboard Music Awards” nderoi me çmime artistët e njohur, që kaluan në tapetin e kuq.

As këtë vit nuk kishte se si të mungonte një shqiptar. Bëhet fjalë pikërisht për këngëtaren Chloe Bailey, e cila kishte zgjedhur të vishte një fustan i zi lëkure, të gjatë deri në fund të këmbëve, i mbyllur me golf e me doreza. Ky fustan është punuar nga Valdrin Sahiti dhe më herët e ka veshur edhe këngëtarja, Nora Istrefi.

Kujtojmë që shumë yje ndërkombëtarë janë veshur nga Valdrini. Këtu mund të përmendim Rita Orën, Beyonce, Khloe Kardashian, Nicole Scherzinger, etj./abcnews.al

Të ngjashme