ShowBiz
Këngëtari i “The Wanted”, Tom Parker ndërron jetë në moshën 33-vjeçare
Demokracia
23:28 | 30 Mars 2022

Share:

Ylli i “The Wanted”, Tom Parker ka vdekur në moshën 33-vjeçare pasi u diagnostikua me kancer në tru, njoftoi grupi britanik i djemve.

“Zemrat tona janë thyer. Tom ishte qendra e botës sonë. Ne nuk mund ta imagjinojmë jetën pa buzëqeshjen e tij infektive dhe praninë e tij energjike”, shkroi gruaja e tij Kelsey Hardwick në Instagram.

“Ne jemi vërtet mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen dhe kërkojmë që të gjithë të bashkohemi për të siguruar që drita e Tomit të vazhdojë të shkëlqejë për fëmijët e tij të bukur. Faleminderit për të gjithë ata që e kanë mbështetur në kujdesin e tij gjatë gjithë kohës, ai luftoi deri në fund. Unë jam gjithmonë krenar për ty”, ka shkuar tutje ajo.

Çifti u martua në vitin 2018 dhe kanë dy fëmijë,  vajzë Aurelia Rose, e cila lindi në vitin 2019, dhe një djalë, Bodhi, i lindur tetorin e kaluar, shkruan BBC.

Ndërsa, gurpi tha se ata ishin “të shkatërruar” nga vdekja e Parker dhe se ata ishin me të dhe familjen e tij pranë tij kur ai vdiq.

“The Wanted” u formua në vitin 2009, me Parker, Max George, Siva Kaneswaran, Nathan Sykes dhe Jay McGuiness.

Hitet e tyre përfshijnë “Glad You Came”, “Chasing The Sun” dhe “All Time Low”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Wanted (@thewantedmusic)


Grupi publikoi një album me hitet më të mira nëntorin e kaluar. Pak para publikimit të albumit, Parker u tha fansave se tumori i tij i trurit ishte “i qëndrueshëm” dhe “nën kontroll”.

Ata u ribashkuan për një koncert “Stand Up To Cancer” në Royal Albert Hall të Londrës, organizuar nga Parker. Ai gjithashtu mblodhi para për Apelin Kombëtar të Trurit.

Më pas ata shkuan në turne dhe Parker u shfaq i ulur në një fron në skenë në disa nga shfaqjet e tyre të fundit në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/

Të ngjashme