ShowBiz
Këngëtari i njohur refuzon të jetë pjesë e Big Brother Vip Kosova
Demokracia
22:04 | 16 Nëntor 2022

Share:

Këngëtari Art Abazi përmes një postimi në Instastoryn e tij ka shuar të gjitha dilemat e ndjekësve të tij luidhur me lajmin që qarkulloi në mediat rozë se ai do të jetë pjesë e Big Brother Vip Kosova.

Abazi në deklaratën e tij ka shkruar se momentalisht është i fokusuar në karrierën muzikore.

Big Brother Vip Kosova do të fillojë transmetimin më 5 dhjetor. Në këtë spektakël do të marrin pjesë emra të njohur të estradës shqiptare.

Emra të tjerë të cilët po përmenden se do të jenë pjesë e spektaklit janë Shota Baraliu, Getinjo, Yll Limani etj. Por që këta emra nuk janë konfirmuar akoma.

BBV do të moderohet nga Alaudin Hamiti e së krah tij do të jetë edhe aktorja Jonida Vokshi, ndërsa opinionist do të jetë Olti Curri.

Të ngjashme
ShowBiz • 08 Maj 2024