Fëmija i Chrissy Teigen dhe John Legend ka ardhur në jetë.
Ylli i “Chrissy’s Court” solli në jetë një djalë të premten, më 13 janar – duke e bërë zyrtarisht klanin Legend një familje me pesë persona!
Fituesi 12 herë i çmimit Grammy njoftoi lajmin emocionues disa orë pas mbërritjes së djalit të tij në një koncert privat atë natë.
Këngëtari i tha turmës se ai dhe Teigen e mirëpritën “bebin e vogël këtë mëngjes”.
Ndërsa ai pranoi se nuk flinte “shumë gjumë”, Legend tha se “ndihet energjik” pasi kaloi “shumë kohë” në spital.
Teigen dhe Legend, janë gjithashtu prindër të vajzës Luna, 6 vjeçare dhe djalit Miles, 4 vjeçar.