ShowBiz
Kënga “Hana” e Fifit, DJ PM dhe DJ Dagz renditet e 27-ta në botë
Demokracia
10:59 | 21 Shkurt 2022

Share:

Tre artistët nga Kosova, Fifi, DJ PM dhe DJ Dagz së fundmi lansuan bashkëpunimin e ri muzikor.

Kënga “Hana” që u realizua edhe me klip u prit mirë nga fansat e tyre dhe tashmë është kthyer në hit.

Përveç kësaj projekti ka arritur edhe një sukses tjetër të madh, duke u renditur e 27-ta në videot muzikore në të gjithë botën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fifi përmes një postimin në InstaStory ku shihet renditja globale e këngëve.

“Hana po çmendet, e 27-ta në listën e trendëve në të gjithë botën. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Fifi sipër postimit.

Ndërkohë, tashmë kënga numëron mbi një milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Të ngjashme