ShowBiz
Kënga e re e Bebe Rexhës me David Guettan ngjitet lart në top listat ndërkombëtare
Demokracia
19:44 | 26 Gusht 2022

Share:

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar të premten bashkëpunimin e saj më të ri me DJ-in e famshëm, David Guetta.

Dyshja kanë publikuar remiksin e këngës “Blue”, në një version të ri të titulluar “I’m good”.

Me t’u publikuar, kënga ka filluar të ngjitet me shpejtësi në krye të top listave në shumë vende të ndryshme të globit.

Në një postim që artistja me origjinë shqiptare e ka rishpërndarë me ndjekësit në InstaStory, tregohet se si vetëm brenda ditës interesimi për të dëgjuar këngën ka qenë enorm.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Aktualisht, “I’m good (Blue)” nga David Guetta dhe Bebe Rexha është kënga e dytë më e dëgjuar në iTunes në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe e dyta njashtu në Kanada.

Njëherësh, bashkëpunimi mes dyshes së famshme është gjithashtu kënga e tretë më e dëgjuar e momentit në Irlandë dhe Holandë, e katërta në Finlandë dhe e pesta në iTunes të Zvicrës dhe Gjermanisë.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Ky bashkëpunim i publikua pasi ditë më parë këngëtarja e hiteve botërore publikoi një demo të këngës në TikTok, ku thoshte se ajo dhe David e kishin realizuar për shaka këtë demo shumë vite më parë.

Të ngjashme