ShowBiz
Kënga e Noizyt dhe Stresit “Medalioni” arrin një milion klikime akoma pa bërë 24 orë
Demokracia
20:03 | 20 Maj 2023

Share:

Rap-artistët shqiptarë, Noizy dhe Stresi, kanë qenë ndër emrat më të komentuar këto ditë.

Kjo pasi u tha se dyshja e famshme prishën raportin mes tyre, i cili njëherësh u rregullua pas shumë vitesh.

Megjithatë, ata mbrëmë (e shtunë) u rikthyen me një projekt të ri muzikor që e paralajmëruan prej shumë kohësh.


Foto: Screenshot/YouTube

“Medalioni” ishte bashkëpunimi i tyre me anë të të cilit zbuluan po ashtu se nuk janë prishur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Ky ndërkohë është projekti që ka shfaqur reperët më të afërt se kurrë dhe tregon më së miri se si është raporti i tyre tani.

Noizy mes tjerash ka qenë një mbështetës i madh i Stresit në kohën kur ishte në Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Të ngjashme