ShowBiz
Kënga e Luizit për Kiarën “thyen” çdo rekord
Demokracia
19:48 | 15 Shkurt 2023

Share:

‘Shën Valentini’ solli mbrëmjen e djeshme në ‘Prime-in’ e “BBV” emocione të forta dhe shumë dashuri. Ajo që spikati ishte surpriza e Luiz Ejllit për Kiara Titon, një këngë e cila mban titullin ‘Me ty’.

Sot kur kanë kaluar vetëm 24 orë nga publikimi i këngës në kanalin zyrtar të “Top Channel” në Youtube, ajo ka grumbulluar plot 2 milion klikime.

Shifra marramendëse këto për një artist si Luizi, i cili prej kohësh ishte pasiv në karrierën e tij muzikore.

Popullariteti i tij në formatin “Big Brother Vip” duket se do të jetë një ogur i mirë edhe për profesionin e tij si këngëtar, gjë të cilën sapo e vërtetoi edhe projekti “Me ty”.

Nga ana tjetër ndonëse u duk sikur Luizi e “mbyti” me dhurata Kiarën në ditën e të dashuruarve, edhe moderatorja bëri një gjest të veçantë për të.

Edhe pse Kiara nuk i bëri asnjë dhuratë Luizit, ajo u sigurua që veshja e saj të kishte diçka që i përkiste të dashurit të zemrës.

Shkronja ‘L’ ishte gdhendur në një anë të fustanit të kuq të moderatores. Ajo nuk u përmend gjatë ‘show-t’ por u vu re në rrjetet sociale dhe u theksua nga vetë krijuesja e fustanit.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024