ShowBiz
“Kemi me ta hek kokën e vajzës”, Fjolla Morina tregon detajet nga kërcënimet që mori
Demokracia
16:18 | 13 Mars 2023

Share:

Dy ditë më parë këngëtarja, Fjolla Morina, akuzoi ish-partnerin e saj Fisnik Sylën për kërcënime ndaj saj dhe vajzës, për mashtrime dhe hakmarrje. Ndër të tjera ajo kërkoi ndihmë publikisht edhe ndaj autoriteteve përkatëse.

E ftuar në emisionin e Top Channel “Shqipëria Live”, ajo foli pas një videoje në Instagram që ‘tronditi rrjetin”.

Fjolla e tensionuar tregon se sipas saj Syla ka ushtruar presion mbi të si psikologjik ashtu edhe dhunë fizike ndërsa e quan atë kriminel.

Ndër të tjera këngëtarja ka akuzuar ish-partnerin e saj në video se e ka vendosur ai armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020. Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.

Gjatë arrestimit ajo tregoi gjithashtu se ka qenë e helmuar dhe e pavetëdijshme mjaftueshëm për t’u përgjigjur.

Si pasojë e dhunës psikologjike Fjolla thotë se ai ka dashur që mos jetë e aftë të kujdeset për fëmijën e saj ndërsa edhe koncertet i janë bllokuar që mos të ketë të ardhura për vajzën. Fjolla tregon se ka dy biznese ku fiton të ardhura dhe ndihet e pambrojtur dhe e sulmuar.

E pyetur nëse ish-partneri ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj ajo u përgjigj: “Ka ndodhur një herë, ka ushtruar dhunë, nuk e kam denoncuar.”

Fjolla trondit akoma më shumë pasi thotë se kanë dashur t’i vrasin fëmijën.

“Kemi me ta hek kokën e vajzës”, tha Fjolla se ishte një nga kërcënimet.

“Unë krejt i di, unë jam mirë, unë kam luftu për vajzën time. Për mu karriera nuk vlen, lufta për karrierën nuk vlen”, është shprehur gjithashtu ajo, ndërsa thotë se dëshira e saj është të jetojë një jetë normale me vajzën e saj.

Të ngjashme