Lajme
KEDS gjatë 2023-ës ka dorëzuar në gjykata 2,317 raste të vjedhjes nga 6,710: Po i fitojmë 100 përqind
Demokracia
14:14 | 06 Shkurt 2024

Share:

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar se nëpër gjykatat vendore ka paraqitur 2,317 raste gjatë vitit të kaluar.

Nga KEDS thonë se rastete që janë shqyrtuar deri më tani, janë fituar të gjitha prej tyre, derisa një pjesë prej tyre do të trajtohen këtë vit.

Përmes luftimit të fenomenit të keqpërdorimit të energjisë elektrike në forma ligjore, KEDS jo vetëm se po mbron infrastrukturën energjetike, por po shpreh edhe vendosmërinë dhe qëndrimin e kompanisë kundër praktikave të paligjshme që rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e rrjetit elektroenergjetik”, thuhet në njoftim, përcjell KlanKosova.tv.

“Keqpërdorimi i energjisë elektrike hyn në kuadër të ‘Vjedhjes së Shërbimeve’, i cili sipas nenit 314 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës konsiderohet vepër penale dhe, si i tillë, është i dënueshëm deri në tri vjet burg”.

Kjo kompani njofton më tej se përgjatë periudhës janar-dhjetor 2023, ekipet e kontrollit kanë realizuar gati 100,000 kontrolle te konsumatorët e dyshimtë për keqpërdorim të energjisë elektrike, prej të cilëve 6,710 janë identifikuar si keqpërdorues.

Të ngjashme