Sport
KB Prizreni lëshon komunikatë pas incidentit në Mitrovicë, thonë se do t’i drejtohen edhe FIBA-s
Demokracia
19:03 | 21 Shtator 2021

Share:

Klubi i Basketbollit Prizreni 16 kanë reaguar përmes një komunikate të lëshuar rreth përleshjes së ndodhur në takimin kundër Trepçës në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Basketbollisti i Prizrenit 16, malazezi Ivan Koleviq përfundoi në spital pasi u sulmua nga një tifoz vendas, shkruan Demokracia.com.

Në komunikatë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të bordit drejtues, klubi prizrenas ka bërë të ditur se kanë angazhuar disa juristë të cilët po e përpilojnë raportin, derisa do t’i drejtohen edhe FIBA-s.

Komesari i garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës ka dënuar me 600 euro dy lojtarët, Drilon Hajrizin dhe Valdrin Haxhiun, ndërsa klubi mitrovicas është dënuar me gjithsej 6300 euro.

Ndërkaq, Bujar Istrefi i KB Trepçës është dënuar me “ndalesë përjetë në kryerje të detyrës në të gjitha postet te KB Trepça”.

Në komunikatë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të bordit drejtues, klubi prizrenas ka bërë të ditur se kanë angazhuar disa juristë të cilët po e përpilojnë raportin, derisa do t’i drejtohen edhe FIBA-s.

Komunikata e plotë:

Jemi të indinjuar dhe të befasuar me vendimet e Komesarit të garave , i cili në mënyrë arbitrare tregoi jo profesionalizëm, mos përfillje të rregullave dhe Propozicioneve të garave duke u atribuar si standarde të FIBA-s, ku lëshime në vendime kishte mjaft, madje kemi disa krahasime me vendimet që ishin bërë ndaj nesh 3 muaj më parë,  e disa nga këto janë:

  1. Mos lejimi i ankesës për dy skuadrat, gjë që na jep të nënkuptojm se vendimi është i pa thyeshëm.
  2. Dënimi i lojtarëve nga 1 ndeshje për rrahje dhe 600€ vlen për t’u dëshiruar. Kjo qon një mesazh që rrahja mes lojtarëve nuk është aq tragjike.
  3. Regjistrimi i ndeshjes me rezultat si përfundoi është ponjashtu shkelje e Propozicioneve të garave, ku në rregullore thuhet se: ekipa nikoqire duhet sigurojë ekipën mike dhe personat zyrtarë, para – gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes që nënkupton që i gjithë procesi është interval i lojës.

Arsyetimi I komesarit të garave është se ndeshja ka përfundu, dhe në fakt formalisht ka qenë e kryer, por përfundimi përfundimtarë është kur gjyqtarët e nënshkruajn protokolin zyrtarë të ndeshjes gjë që nuk ndodhi pasi gjyqtarët ishin në gjysë të terrenit.

Ne keni kontaktuar edhe persona mbrenda Fiba -Europe ku në rekomandimin e tyre thuhet se çdo rrahje që ndodh para nënshkrimit të protokolit nga publiku ka vlerën e njejtë sikurse të ishte në interval gjatë ndeshjes.

Skuadra jonë asnjëherë nuk dëshiron të fitoj ndeshjet në tavolinë, në të kundërtën atë e dëshirojm në parket të bëjm. Por Komesari i garave duhet veproj sikur veproj para 3 muajsh.

  1. Mungesa e transparecës së TV e cila transmetoj ndeshjen , ku nga ato xhirime të dërguara nuk mund të shihet shumë thuja asgjë. Momentin e sulmit kamera për konçidencë largon xhirimin.

Ne konkludojm që kjo nuk i shërben sportit pikë së pari, fitoret e humbjet në tavolinë gjithsesi, por duhet skuadrat të pajtohen me realitetin. Ne u eliminuam nga playoffi, patëm rivalitet me KB PEJËN kuptimin sportiv dhe pas incidentit dënuam dhunën, kërkuam falje publike dhe shkëmbyem emaila pajtimi me zyrtarët e Pejës.

Deri tani nga tabori Trepçës nuk kemi marrë zyrtarisht asnjë email për dënim të rastit apo kërkim faljeje (duke pasur parasysh raportet super të mira që i kemi pasur) ngase kjo na jep një mesazh që njëfarë mënyre po përkrahet dhuna ndaj mikut, që thyen edhe traditat tona si komb.

Ne jemi klub që sportin e defilojmë si pasion, dëshirë, konkurrencë e kulturë ku prap nuk hezitojm të urojm kundërshtarin për fitoren e merituar pas një superndeshje, por jo atë qa ndodhi pas ndeshjes.

Njoftojm publikisht se juristët e klubit janë duke e përpliuar raportin dhe si të tillë do njoftojm gjithë organet e FIBA-s për rastin dhe vendimin e shkallës së parë që është Komesari i garave.

Dhe të konfirmohet se ndeshja është e kryer vetëm atëherë kur protokoli i ndeshjes nënshkruhet 20 min pas fishkllimit të fundit të gjyqtarëve në ndeshje.

Jemi të obliguar të japim sqarim të gjithë opinionit ngase interpretime të gabuara mund t’i jep ose mendoj opinioni dhe kjo është obligim ynë që të jemi transparent në çdo mënyrë.

Shpresojm ky rast të jetë i fundit pasi i jep hijeshi dhe imazh të keq sportit që ne e dojm më së shumti basketbollit dhe në mënyrë direkte apo indirekte mund të na promovojë me tëreheqje të invesitorëve , resurveve njerëzore dhe të jemi nën hije të Fiba-s edhe ne edhe FBK-ja.

Prizren 21.09.2021,  BORDI I KB PRIZRENI -16

 

Të ngjashme