Sport
KB Peja e zëvendëson Berishën me një basketbollist amerikan
Demokracia
14:12 | 11 Gusht 2022

Share:

Klubi i Basketbollit Peja nuk ka qëndruar duarkryeq pas largimit të Dardan Berishës. Pejanët kanë zyrtarizuar përforcimin më të ri, Isiah Umipig.

Peja ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, shkruan Demokracia.com.

“KB Peja ka nënshkruar kontratë me Isiah Umipig. KB Peja njofton se ka nënshkruar kontratë me lojtarin amerikan, Isiah Umipig”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Lojtari i cili luan në poziten play ka një përvojë të gjatë në NCAA, Sllovaki, Kanada, Turqi, Lituani, Ukraine dhe në sezonën e fundit ishte pjese e Ligës elite të Zvicres, tek ekipi BBC Nyon.

Ky përforcim i Pejës vjen vetëm pak pasi Dardan Berisha konfirmoi largimin nga “Karagaçi”./Demokracia.com/

Dardan Berisha konfirmon largimin nga KB Peja

Të ngjashme