Sport
KB Bashkimi ndahet zyrtarisht me trajnerin Raduloviq
Demokracia
22:46 | 18 Tetor 2022

Share:

Trajneri Darko Raduloviq nuk do të jetë më pjesë e Klubit të Basketbollit Bashkimi.

Klubi prizrenas dhe trajneri Raduloviq kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit nga “Sezai Surroi” në rrjetet sociale.

“Sot me marrëveshje të dy anëshme  kemi ndarë rrugët me trenerin Darko Radulovic, të cilin e falenderojmë për angazhimin dhe seriozitetin e treguar si dhe i urojmë shëndet e sukses në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Largimi i Raduloviqit nga Bashkimi vjen vetëm pak ditë pas humbjes nga Peja në Prizren në takimin e vlefshëm për javën e gjashtë në elitën e basketbollit kosovar./Demokracia.com/

Të ngjashme