Lajme
“Kauza të rrejshme – Vetëvendosja nuk ekziston më” – Kajtazi kritikon LVV-në në përvjetorin e protestës ‘së përgjakshme’
Demokracia
11:41 | 10 Shkurt 2024

Share:

Kanë kaluar 17 vite nga protesta e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ku kishin kundërshtuar Pakon e Ahtisarit, ku në këtë porste kishin mbetur të vdekur dy aktivistët e VV-së, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, dhe ishin plagosur qindra të tjerë.

Rreth kësaj ngjarje ka reaguar, analisti Vahbi Kajtazi, i cili ka pyetur se për çka kishte ndodhur e gjithë kjo ngjarje.

Kajtazi ka thënë se Albin Kurti në atë kohë gënjente popullin se Pakoja e Ahtisarit nuk i sjellë vendit Pavarësinë dhe sot i njëjti është kryeministër i atij shtetit, që nuk besonte se do të behej.

Ai tuje ka thënë se kanë kaluar 17 vjet nga vrasja e dy protestuesve dhe askush nuk ka ka dhënë përgjegjësi.

Postimi i plotë:

Dy jete te humbura. Dhjetra njerez te lenduar rende nga plumbat e gomes se Policise rumune te UNMIK-ut.

Per çka?

Albin Kurti genjente popullin se Pakoja e Ahtisarit nuk e sjell pavaresine e Kosoves.

Sot Kurti eshte kryeminister i atij shteti qe nuk i besonte se do te behej shtet.

Pos qe Vetevendosja nuk ekziston me, per çka eshte krijuar, shefi i kesaj partie e lut Vuçiqin qe ta nenshkruaj nje marreveshje e cila serbeve u jep autonomi territoriale e politike.

17 vjet nga vrasja e dy protestuesve askush nuk ka dhene pergjegjesi. As policet rumune qe shtien mbi protestuesit, as Albin Kurti qe i genjeiu ata per nje kauze krejtesisht te rrejshme.

Të ngjashme