Lajme
Katër të vdekur dhe dy të lënduar rëndë pas një zjarri në një dyqan të biçikletave elektrike në Nju Jork
Demokracia
15:51 | 20 Qershor 2023

Share:

Katër persona kanë gjetur vdekjen pas një zjarri që shpërtheu në një dyqan të biçikletave elektrike në New York City.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një zjarr shpërtheu në një ndërtesë gjashtëkatëshe në Madison Street në Lower Manhattan pak pas mesnatës të së martës, tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut për Newsweek.

Siç thuhet më tej, gjashtë persona u transportuan në spital në gjendje kritike.

Katër prej tyre, dy burra dhe dy gra, kanë vdekur, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut për Newsweek. Dy të tjerë, të dyja femra, mbeten në gjendje kritike.

Të gjithë ishin në një apartament mbi dyqanin e biçikletave elektrike kur shpërtheu zjarri, tha zëdhënësi.

Nuk ka detaje të tjera për viktima të tjera, tani për tani – ndërsa shkaku i zjarrit mbetet nën hetim, tha zëdhënësi i zjarrfikësve.

Të ngjashme