Lajme
Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit
Demokracia
09:53 | 21 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh për katër raste të dhunës në familje, raporton Demokracia.com.

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në qytetin e Malishevës.

Sipas policisë një person është arrestuar, pasi i njëjti ka pas një mosmarrëveshje ka kanosur bashkëshorten e tij.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Policia e Kosovës njofton se rasti tjetër i dhunës në familje në Malishevë ka ndodhur rreth orës 18:10, ku është arrestuar një grua, pasi e njëjta pas një mosmarrëveshje në shtëpi ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.

“E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në raport.

Një rast tjetër i dhunës ka ndodhur edhe në qytetin në Deçan, ku një person është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij.

“Si pasoj e dhunës fizike viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia e Kosovës.

Edhe në Fushë Kosovë, është arrestuar një person pasi i njëjti pasi një mosmarrëveshje në familje kishte kanosur bashkëshorten e tij si dhe babanë e tij.

“Sipas deklaratës së viktimës-bashkëshortes, i dyshuari në të kaluarën përveç dhunës fizike kishte ushtruar edhe dhunë psiqike. Gjatë kontrollit në dhomën e tij janë gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja.  Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme