Sport
Katari merr këtë vendim për tifozin që hyri në fushë me flamurin e LGBT-së
Demokracia
12:43 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Mario Ferri, njeriu që theu rendin në Kupën e Botës në Katar, duke u shfaqur në fushë me një flamur me ngjyra ylberi në ndeshjen Portugali-Uruguaji, tashmë është deportuar për në Itali, në vendin e tij të origjinës, duke i dhënë fund pranisë së tij në Kupën e Botës.

Njoftimi i parë i bërë publik nga autoritetet vendase fliste për “një ndalim të shkurtër në një vend të papërcaktuar dhe është liruar nga autoritetet pa pasoja”. Ferri, i mbiquajtur “El Falcón”, është një person i rregullt në këtë lloj veprimesh në stadiume.

Në Kupën e Botës 2014 në Brazil, ai hyri në fushë gjatë ndeshjes Belgjikë-Shtetet e Bashkuara, i veshur me një fanellë me mbishkrimet “Shpëtoni fëmijët e favelave” dhe “Ciro Vive”, në nderim të një tifozi të Napolit të vdekur së fundmi.

Tani, përveç mbështetjes për komunitetin LGTBIQ, ai bëri thirrje gjithashtu për t’i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës. “FIFA ndaloi shiritat e kapitenëve me ngjyrat e ylberit dhe flamujt e të drejtave të njeriut në tribuna. Ata i ndaluan të gjithë, por jo mua, si Robin Hood”.

Të ngjashme