Lajme
Kapja e 3.3 ton kokaine në Spanjë/ Burg pa afat për 8 persona, mes tyre 4 shqiptarë, 2 lirohen përkohësisht
Demokracia
22:43 | 03 Dhjetor 2023

Share:

8 nga 11 të arrestuarit për trafik kokainë në Spanjë janë lënë në burg pa afat. Levante shkruan se Gjykata e Mislatës, ka vendosur burgim pa afat për 8 nga 11 të arrestuarit qe u kapën me 3.3 ton kokainë brenda një kontejneri brenda një magazine industriale në Xirivella në 30 nëntor.

Në mesin e 11 të arrestuarve janë 6 shqiptarë, 3 spanjollë, 1 kolumbian dhe 1 dominikan. Asnjë prej tyre nuk ka zgjedhur të dëshmojë, as para Policisë Kombëtare dhe as para gjykatësit. Tre personat të cilët janë liruar përkohësisht janë 2 persona nga Shqipëria dhe 1 nga Spanja. Një nga shqiptarët ​​dhe kolumbiani vepronin, si ‘noterë’ të shkarkimit të kokainës.

Ata ishin “sytë dhe veshët” si të shitësit në Kolumbi, ashtu edhe të grupit importues dhe shpërndarës, që i përket kartelit ballkanik, të drejtuar nga shqiptarët dhe që prej disa vitesh ka marrë nën kontroll një pjesë të mirë të trafikut të madh të drogës. Arrestimet ndodhën mbrëmjen e së enjtes, më 30 nëntor, kur të dyshuarit ndodheshin brenda një magazine industriale të marrë me qira nga njëri prej tyre me të vetmin qëllim të merrnin dy kontejnerët që përmbanin drogë.

Të ngjashme