Lajme
Kapen një sasi e madhe barnash në një depo në Mitrovicë të Veriut
Demokracia
14:12 | 23 Janar 2024

Share:

Një sasi e madhe barnash është gjetur në një depo afërs Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë të Veriut, ka konfirmuar Zëvendës Drejtor për rajon të veriut, Veton Elshani, në një kontroll këtë pasdite të së martes.

Kemi gjetur produkte të ndryshme farmnaceutike në këtë depo. Ende s’dimë në pronësi të kujt janë dhe kush i shpërndanë. Tashmë kjo po hetohet”, ka thënë Elshani në një përgjigje për “KoSSeV”.

Në vend të ngjarjes po ashtu prezente është edhe Dogana e Kosovës.

Të ngjashme