Lajme
Kapen armë dhe municion në Prevallë, policia jep detaje
Demokracia
08:49 | 07 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Prevallë të Prizrenit ka gjetur armë, tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishekë, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, raporton Demokracia.com.

Policia tutje  ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë rreth orës 17:00.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishekë, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kurse, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregull./Demokracia.com/

Të ngjashme