ShowBiz
Kanye West e di si duhet të jetë e dashura e tij e ardhshme
Demokracia
23:51 | 15 Prill 2021

Share:

Kanye West, jo shumë kohë pas ndarjes me Kim Kardashian, ka filluar të mendojë për lidhjen e tij të ardhshme dhe tashmë e di si duhet të jetë ajo.

Reperi i cili është në proces të divorcit thotë se lidhja e tij e radhës duhet të jetë me një “artiste, një person kreativ”, në mënyrë që “ata të mund të flasin në të njejtën ‘gjuhë me njëri tjetrin”, transmeton Demokracia.com

Sidoqoftë përsoni i ardhshëm që do të jetë në lidhje me Kanye duhet të ketë edhe cilësi tjera pos kreativitetit.

Kanye ka deklaruar në intervista të mëparshme “unë jam Michelangelo, unë jam Picasso. Unë jam padyshim e pa mëdyshje, artisti më i madh i të gjitha kohërave. Nuk është as pyetje. Është fakt”.

Para se të martohej me Kim në 2014, West ka qenë në lidhje me modelet Chanel Iman dhe Amber Rose, me të cilën kishte një nga ato lidhjet toksike që nuk përfundojnë me ndarjen. Ishte i fejuar me dizajneren Alexis Phifer në 2006 dhe thuhet se ka pasur marrëdhënie edhe me Selita Ebanks./Demokracia.com/

 

Të ngjashme