Lajme
Kanosi nënën përmes telefonit, arrestohet prishtinasi
Demokracia
10:10 | 05 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte kanosur nënën e tij.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 26 shkurt.

“KANOSJE/Prishtinë  26.02.2023 – 12:50. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (djali i saj), përmes telefonit me mesazhe e kishte ofenduar dhe  kanosur”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme