Sport
Kandidatët për stolin e Napolit – Gasperini tejkalon në garë tre trajnerët e njohur italianë
Demokracia
20:00 | 17 Prill 2024

Share:

Gian Piero Gasperini thuhet se është objektivi kryesor i Napolit për verën, duke tejkaluar në garë emra si Antonio Conte, Vincenzo Italiano dhe Stefano Pioli.

Napoli kanë qenë prej kohësh është në kërkim të një trajneri të ri afatgjatë, pasi kanë vendosur të presin deri në fund të sezonit për të nisur një projekt të ri pas vendimit të tyre për të shkarkuar Rudi Garcian.

Pasardhësit e tij Walter Mazzarri dhe Francesco Calzona nënshkruan të dy marrëveshje afatshkurtra, duke i bërë të qarta qëllimet se duan një trajner afatgjatë në verë.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis tashmë ka hartuar një listë me kandidatë, duke përfshirë Vincenzo Italianon dhe Stefano Piolin, por i preferuari i tij në muajt e fundit duket të jetë Antonio Conte, i cili është i hapur për lëvizje, por vjen me kushte të qarta.

TMË detajon se Gasperini është i interesuar për projektin në Napoli, duke i pëlqyer ideja për të luftuar për trofe me një klub më të aftë se Atalanta, të cilin ai e ka ngritur shumë duke marrë parasysh kufizimet e tyre.

Bisedimet e para me De Laurentiis ishin pozitive dhe priten më shumë kontakte.

Trajneri italian është nën kontratë me skuadrën e Bergamos deri në qershor të vitit 2025 dhe fiton rreth 3 milionë euro neto në sezon, një pagë që ai do ta merrte edhe te Napoli, së bashku me një kontratë dy ose trevjeçare.

Napoli gjithashtu do të duhet të gjejë një mënyrë për të bindur familjen Percassi që ta lënë Gasperinin të largohet nga Atalanta në verë, diçka që mund të jetë e vështirë duke marrë parasysh punën e tij historike në klub.

Të ngjashme