Lajme
Kancelari gjerman vjen në Kosovë pak ditë para mbledhjes së Këshillit të Evropës
Demokracia
10:41 | 09 Qershor 2022

Share:

Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të udhëtojë nesër drejt Kosovës.

Scholz pritet që të qëndrojë në Kosovë për disa orë, e më pas të vazhdojë për në Serbi.

Vizita e tij më pas do të jetë edhe në Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe në Bullgari.

Kjo është vizita e tij e parë zyrtarë në Ballkanin Perëndimor, pas marrjes së detyrës si kancelar i Gjermanisë, pas Angela Merkel.

Scholz pritet që gjatë qëndrimit në Kosovë të vizitojë ushtarët gjermanë në KFOR.

Nga Zyra për Informim e Qeverisë së Gjermanisë në një përgjigje për lajmi.net, duke thënë se fokus qendror përgjatë këtyre takimeve do të jetë “tejkalimi i bllokadave dypalëshe” dhe bashkëpunimi rajonal.

“Kancelari Federal Olaf Scholz do të jetë të premten, më 10 qershor në një udhëtim dy ditor në Ballkanin Perëndimor. Ndalesat e para të planifikuara më 10 qershor janë Kosova dhe Serbia. Në Kosovë, ndër të tjera, do t’i vizitojë trupat gjermane të KFOR-it”, sqaron një zëdhënëse e Berlinit.

Ndryshe Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Bundestagun gjerman, Renata Alt tha se pret mesazhe të qarta ndaj Serbisë.

Ajo u shpreh se Scholz gjatë vizitës së tij në Serbi, është e rëndësishme që t’ia bëjë me dije Serbisë se duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Vizita e Scholz do të bëhet pikërisht në një kohë kur jo vetëm në Kosovë, por në gjithë botën pati ndryshme të shumta politike dhe ekonomike.

Që nga sulmet agresore të Rusisë ndaj Ukrainës, e gjithë bota u përball me kriza të shumta ekonomike, e shqetësime të cilat kanë të bëjnë me sigurinë dhe paqen.

Kësisoj Gjermania si shumë shtete të tjera kanë kërkuar nga Serbia që të vendos sanksione mbi Rusinë, gjë e cila nuk është miratuar ende.

Madje nga Serbia kanë deklaruar se po presin që të bëhet krijimi i Qeverisë së re, në mënyrë që të shohin se çfarë do të vendoset në lidhje me Rusinë.

E padyshim që temë diskutimi gjatë takimeve zyrtarë të Scholz në Kosovë dhe Serbi pritet të jetë edhe çështja e dialogut në mes dy vendeve.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë ka qëndruar ministri i Jashtëm i Greqisë, Niko Dendias.

Ministri grek gjatë ditës së djeshme njoftoi se ka takuar Shefat e Misioneve dhe Zyrave të Organizatave Ndërkombëtare dhe Rajonale në Prishtinë si dhe Ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Në këto takime ai tha se diskutimet kanë qenë të fokusuara në situatën gjeopolitike rajonale, dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“U takova me Shefat e Misioneve dhe Zyrave të Organizatave Ndërkombëtare dhe Rajonale në Prishtinë dhe Ambasadorët e QUINT – fokusuar në situatën gjeopolitike rajonale, dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Dendias në Twitter.

E vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz vie pikërisht pak para zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Evropës, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor.

Të ngjashme
Lajme • 15 Maj 2024