Lajme
Kamionët dhe autobusët, fokusi një javor i policisë që shqiptuan mbi 150 tiketa
Demokracia
18:12 | 13 Nëntor 2023

Share:

Njësia për Kontrollin e Autostradave e Policisë së Kosovës, në vazhdim të implementimit të planit operativ “Mjetet e transportit të mallrave dhe të udhëtareve -Kamion & Autobus“, nga data 06 deri më 12 nëntor, ka organizuar pika kontrolli, ku ka identifikuar kundërvajtje të ndryshme me ç’rast janë shqiptuar 153 tiketa trafiku, njëzet e pesë prej tyre për personat juridike.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor, si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.

“Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme