Lajme
Kamberi: Vuçiq edhe në Kosovë po përdor metoda të ndryshme për të kontrolluar të gjithë deputetët që nuk i nënshtrohen
Demokracia
19:39 | 23 Shkurt 2021

Share:

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ky i fundit po përdor metoda të ndryshme për të kontrolluar të gjithë ata që nuk i nënshtrohen atij, shkruan Demokracia.com.

Sipas Kamberit, sikur të mos i mjaftonte Serbia, ai një gjë të tillë po e bën edhe në Kosovë, kështu duke synuar që t’i kontrollojë të gjithë të zgjedhurit joserbë dhe joshqiptarë në Kosovë.

Kamberi ka thënë se Vuçiq po e bënë këtë para syve të ndërkombëtarëve, siç ka thënë ai, që i kanë mbyllur karshi kësaj çështjeje.

Postimi i plotë i Kamberit, pa ndërhyrje:

Aleksandër Vuçiqit nuk po i mjaftojnë 243 deputetë nga gjithsej 250 në parlamentin e Serbisë dhe të gjithë 10 deputetët serbë në parlamentin e Kosovës.

Po synon t’i kontrollojë edhe të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe joshqiptarë në Kosovë. Dhe për këtë, nuk po ngurron të përdorë metoda të ndryshme ndaj atyre që nuk po i nënshtrohen; qofshin ata serbë, boshnjakë, romë, shqiptarë etj.

E tërë kjo para syve të mbyllur të bashkësisë ndërkombëtare. /Demokracia.com/

Aleksandër Vuçiqit nuk po i mjaftojnë 243 deputetë nga gjithsej 250 në parlamentin e Serbisë dhe të gjithë 10 deputetët…

Posted by Shaip Kamberi on E martë, 23 Shkurt 2021

Të ngjashme