Lajme
Kamberi takohet me ambasadorin Hilli: SHBA mbetet nxitësi kryesor i demokratizimit të rajonit
Demokracia
16:48 | 10 Shkurt 2023

Share:

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është pritur në takim nga ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Kamberi ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” duke thënë se se Shtetet e Bashkuara mbeten nxitësi kryesor i demokratizimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me E.T. Christopher R. Hill për të biseduar rreth zhvillimeve politike rajonale dhe të drejtat e pakicave që përfaqësojmë. SHBA mbetet nxitësi kryesor i demokratizimit të rajonit”, ka shkruar Kamberi.

Postimi i plotë:

Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇸 me E.T. Christopher R. Hill për të biseduar rreth zhvillimeve politike rajonale dhe të drejtat e pakicave që përfaqësojmë.

SHBA mbetet nxitësi kryesor i demokratizimit të rajonit.

 

 

Të ngjashme