Lajme
Kamberi: Memorandumi i sotëm, realizimi i përkujdesjes institucionale të Kosovës ndaj Luginës
Demokracia
23:43 | 28 Tetor 2022

Share:

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Kamberi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se nënshkrimi i këtij memorandumi nënkupton fillimin e realizimit të përkujdesjes institucionale të Kosovës ndaj Luginës së Preshevës.

“Nënshkrimi i Memorandum bashkëpunimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, nënkupton fillimin e realizimit të përkujdesjes institucionale të Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës dhe dëshmon kredibilitetin që Këshilli Kombëtar ka  ndërtuar tek faktori kombëtar. Përkrahjen e Republikës së Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar do ta ndjejnë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Bashkë me Kosovën”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nënshkrimi i Memorandum bashkëpunimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, nënkupton fillimin e realizimit të përkujdesjes institucionale të Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës dhe dëshmon kredibilitetin që Këshilli Kombëtar ka  ndërtuar tek faktori kombëtar.

Përkrahjen e Republikës së Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar do ta ndjejnë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Bashkë me Kosovën!

Të ngjashme