Lajme
Kajtazi: Më shumë ka dëshmitarë kundër Thaçit sesa ka pasur kundër Millosheviqit
Demokracia
22:02 | 13 Shtator 2023

Share:

Gazetari Vehbi Kajtazi, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka thënë se më shumë ka dëshmitarë në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, sesa në atë kundër “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

“Shumëfish më shumë. Tash krahasoji ti përmasat krimeve të Serbisë, jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnjë e Kroaci, në krahasim me krimet e një ushtrie vullnetare. UÇK-ja ka qenë vullnetare. Mos të harrojmë se duhet me cekë, se njerëzit qysh kanë qenë në shtëpi, në punë, në rrugë, në arë, në profesion, kanë shkuar në mal, në luftë”, tha Kajtazi.

Para disa ditësh, drejtori i portalit Paparaci i ka publikuar disa video-incizime, të cilat tregojnë përfshirjen e shërbimit sekret serb, konkretisht të ish-shefit të BIA-s për Kosovë Bojan Dimiq, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Të ngjashme