Lajme
Kajtazi ironizon me mbështetësit e VV-së: A ju lëshoi adrenalina e 10 sekondave te kryeministrit Kurti
Demokracia
13:11 | 29 Gusht 2023

Share:

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar entuziazmin e përkrahëseve të VV-së pas polemikave të kryeministrit Albin Kurti me kryeministren serbe në forumin e Blendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai i ka pyetur mbështetësit e VV-së nëse i ka lëshuar adrenalina e fjalimit të Kurtit.

“A ju leshoi adrenalina e 10 sekondave te kryeministrit Kurti? Uroj qe po sepse vetem ne kete menyre mund te gjykojme me drejte. Kryeministri ia tha disa te verteta homologes se tij serbe”, ka shkruar Kajtazi.

Sipas tij, duartrokitjet e djeshme ishin boshe.

“E vertete tjeter eshte se Kurti e emeron zevendesminister nje ushtar te Milosheviqit, e glorifikon kriminelin, Ivanoviq dhe ka komunikim nepermjet Mimoza Kusarit me Radojiqiqin – njeriun e listes se zeze te Amerikes. Prandaj, duartrokitjet qofte ne Kosove, apo edhe ne sallen e samitit ne Slloveni, nuk jane gje tjeter pos duartrokitje boshe per nje polemike populiste e cila çdo dite e me shume po na çon kurrkund”, ka shkruar Kajtazi.

Të ngjashme