Lajme
Kaçanik: Një 4-vjeçar vdes pasi ra në bunar, policia jep detaje
Demokracia
18:19 | 25 Gusht 2022
Ilustrim

Share:

Një 4-vjeçaj ka vdekur pasi që ka rënë në një bunar në fshatin Bajnicë të Kaçanikut.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se sot  rreth orës 11:15 në fshatin Bajnicë, në rrugën ” Natyra” të Kaçanikut, një fëmijë mashkull ,i moshës 4 vjeç ka rënë në një pus (bunar) . Menjëherë Policia, Emergjenca , si dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por për pasojë trupi i tij është nxjerrë pa shenja jete, kjo e konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes”, tha Veseli.

Ai tha më tej se në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt./Demokracia.com/

Të ngjashme