Lajme
Kabineti i Kurtit në heshtje totale pas dorëheqjes së Latifit
Demokracia
19:52 | 06 Tetor 2022

Share:

Njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje që janë në Qeveri, dhe jo vetëm – sa herë që ndodh diçka që ju shkon për shtati reagojnë shpejt dhe si në kor: përnjëherë. Por, jo edhe sot.

Kabineti i Albin Kurtit ende nuk e ka dhënë asnjë koment për dorëheqjen e ministrit Rifat Latifi.

Dhimbja e kyçeve kaloi krejtësisht në 14 ditë! Mjekët e fshehin

Gazeta Insajderi ka provuar disa herë të vë kontakt me Zyrën e Kryeministrit, por asksush s’e ka thënë akoma asnjë fjalë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është larguar sot nga kjo pozitë. Lajmi është konfirmuar pasi është publikuar letra e dorëheqjes së tij

“Me zhgënjim të thellë, dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive ofroj dorëheqjen”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Latifit për kryeministrin Albin Kurti.

“Me zhgënjim të thellë, dhe keqardhje”, publikohet letra e dorëheqjes së Latifit

Por, kush do të jetë në krye të dikasterit të Shëndetësisë?

Deri në emërimin që pritet ta bëjë kryeministri Albin Kurti, ministrinë do ta drejtojë zv/minstrja Dafina Gexha Bunjaku, shkruan Gazeta Insajderi.

Ajo e kishte drejtuar këtë ministri edhe kur Arben Vitia ishte larguar nga aty, deri në emërimin e Latifit.

Të ngjashme