Sport
Ka punuar si kamariere në klub nate, bukuroshja konfirmon lidhjen me Benzeman, dalin fotot jashtë “Santiago Bernabeut”
Demokracia
19:37 | 03 Gusht 2022

Share:

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema nuk e fsheh më lidhjen sentimentale me modelen amerikane, Jordan Ozuna.

Prej disa muajsh sulmuesi i Real Madrid e ka mbajtur lidhjen të fshehtë, pavarësisht se mediat spanjolle kanë publikuar foto në jaht.

Fakti që sulmuesi është në krahët e kësaj bukuroshe është konfirmuar edhe në rrjetet sociale. Jordan postoi një fotografi duke përqafuar Benzeman.

Në këtë mënyrë Jordan u dha fund të gjitha spekulimeve. Ajo ka ndarë foton me 337 mijë ndjekësit e saj në Instagram dhe kështu ka konfirmuar lidhjen e saj me një prej futbollistëve më të mirë në botë.

Më herët, modelja ka punuar shumë punë për të siguruar jetesën. Ajo dikur ishte kameriere në një klub nate në Las Vegas dhe aktualisht punon për disa nga agjencitë më të famshme të modës në botë./Demokracia.com/

Të ngjashme