Lajme
Ka filluar vaksinimi kundër COVID-19 edhe në Kamenicë
Demokracia
16:12 | 07 Prill 2021

Share:

Gjatë ditës së sotme ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor kundër COVID-19 edhe në qytetin e Kamenicës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell Demokracia.com.

“Bashkë me drejtoreshën e Shëndetësisë Suna Zajmi-Krasniqi, sot vizituam Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku edhe nisi vaksinimi kundër virusit SARS-CoV-2. Uroj e shpresoj që sa më parë të sigurojmë doza tjera të vaksinës, sepse nevoja është e madhe. Faleminderit ekipit të vaksinimit dhe gjithë stafit shëndetësor për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë ballafaqimit me pandeminë”, ka shkruar Kastarit.

Postimi i plotë i Kastratit, pa ndërhyrje:

Nis vaksinimi i personelit shëndetësor në Kamenicë??‍⚕️?‍⚕️

Bashkë me drejtoreshën e Shëndetësisë Suna Zajmi-Krasniqi, sot vizituam Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku edhe nisi vaksinimi kundër virusit SARS-CoV-2.

Uroj e shpresoj që sa më parë të sigurojmë doza tjera të vaksinës, sepse nevoja është e madhe. Faleminderit ekipit të vaksinimit dhe gjithë stafit shëndetësor për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë ballafaqimit me pandeminë.

Qofshi shëndosh!/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/QendronKastrati10/posts/1405338643137203

Të ngjashme