Sport
Juventusi triumfon bindshëm te Salernitana, nis ngritjen në tabelë
Demokracia
22:40 | 07 Shkurt 2023

Share:

Pas një humbje dhe një barazimi, Juventusi është rikthyer te fitorja në Serie A duke triumfuar në udhëtim te Salernitana.

“Zonja e Vjetër” triumfoi bindshëm 0:3 kundër skuadrës vendase në stadiumin “Stadio Arechi”, shkruan Demokracia.com.

Lojtari serb që po “agjeronte” së shënuari që nga tetori, i dha epërsinë mysafirëve në minutën e 26-të.

Shifrat u dyfishuan në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë kur Kostiq shënoi gol të lehtë nga afërsia.

Golashënuesi i parë shënoi edhe të tretin vetëm dy minuta pasi nisi pjesa e dytë dhe kësisoj u vulos epilogu përfundimtar i takimit.

Me këtë fitore Juventusi ngritet në pozitën e dhjetë me 26 pikë. Salernitana është e 16-ta me 21 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme