Sport
Juventusi në krizë të thellë, mposhtet me përmbysje nga Napoli
Demokracia
20:01 | 11 Shtator 2021

Share:

Napoli ka thelluar krizën e Juventus-it, pas fitores 2-1 të marrë pasditen e sotme në Diego Armando Maradona.

Një fitore me përmbysje për skuadrën e Luciano Spalletti-t, që tani kryeson Serinë A me pikë të plota pas tri ndeshjeve të para të kampionatit.

Në anën tjetër vazhdojnë vështirësitë e bardhezinjve, që kanë marrë një barazim dhe dy humbje në tri javët e para. Kanë qenë miqtë që kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 10-të me Morata, i cili ka përfituar nga një gabim në mbrojtje të Manolas.

Szczesny i ka kthyer nderin vendasve në minutën e 57-të, duke i dhënë mundësinë Politano-s të barazojë me lehtësi.

Kur dukej se ndeshja mund të mbyllej në barazim ka ardhur gafa e Moise Kean, që ka çuar te goli i fitores i Koulibaly në minutën e 85-të. /Demokracia.com

Të ngjashme