Sport
Juventusi interesohet për Emerson
Demokracia
23:09 | 11 Nëntor 2022

Share:

‘Zonja e Vjetër’ ka shfaqur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, të Tottenham, Emerson Royal.

Sipas raportimi të ‘Tuttosport’, Juventus ka shprehur interesim për transferimin e Emerson në Serie A.

Mësohet se ‘Zonja e Vjetër’ ka nisur kontaktet me 23 vjeçarin dhe do t’i bëjë ofertë zyrtare Tottenhamit për transferimin e tij gjatë janarit.

Për Emersonin, Juventusi është gati të ofrojë 30 milionë euro.

Këtë edicion, ai ka një asistim në 17 ndeshje për Tottenhamin, ekip më të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.

Të ngjashme