Sport
Juventusi barazon me Sportingun, por kalon në gjysmëfinale
Demokracia
23:09 | 20 Prill 2023

Share:

Juventusi e ka arritur gjysmëfinalen në Ligën e Evropës.

“Zonja e Vjetër” barazoi 1:1 në udhëtim ndaj Sportingut, por u kualifikua tutje falë fitores minimale 1:0 nga ndeshja e parë.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e nëntë kur Rabiot realizoi.

Vendasit u kundërpërgjigjën shpejt nëpërmjet Edwards që shënoi nga penalltia për ta barazuar rezultatin.

Por, deri në fund ndeshja nuk prodhoi më gola dhe Juventusi e siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

 

Të ngjashme