Sport
Juventus – Inter dhe Fiorentina – Cremonese, caktohen datat e ndeshjeve gjysmëfinale në Kupën e Italisë
Demokracia
20:46 | 07 Shkurt 2023

Share:

Janë përcaktuar pasditen e sotme datat e gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë, kompeticion për të cilin kanë mbetur në garë Juventusi, Interi, Fiorentina dhe Cremonese.

Kështu çifti Juventus-Inter do të luajnë aktin e parë gjysmë-final më 4 prill në orën 21:00 në “Allianz Stadium”, ndërsa Fiorentina dhe Cremonese do të zbresin në fushë 24 orë më vonë.

Nuk janë zyrtarizuar ende datat për ndeshjet e kthimit, megjithatë paraprakisht janë planifikuar për më 25 dhe 26 prill, në Milano dhe Cremona.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë luhen me sistemin vajtje-ardhje./Demokracia.com/

Të ngjashme