Sport
Jurgen Klopp tregon anën humane, i shkruajti letër motivuese tifozit të Liverpoolit që po luftonte me kancerin
Demokracia
19:34 | 21 Shtator 2021

Share:

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka treguar edhe një herë tjetër anën e tij humane.

Tekniku gjerman i ka dërguar një letër motivuese një tifozi të Liverpoolit që po luftonte me sëmundjen e kancerit, shkruan Demokracia.com.

Letrën e trajnerit gjerman e publikoi vëllai i tifozit të Liverpoolit i cili quhet, Chris.

Andy, vëllai i Chris publikoi letrën në rrjetin social Twitter, ndërsa shkruajti: “Vëllai im e mori këtë letër nga Jurgen Klopp gjatë trajtimit të tij për kancerin. Çfarë zotërie.”


Sidoqoftë, tifozi i “kuq” nuk arriti ta fitonte betejën me kancerin i cili ia mori jetën. /Demokracia.com

Të ngjashme