ShowBiz
Juli: Në qoftë se kam bërë vetëm unë gabime, i gatshëm të dalë nga shtëpia
Demokracia
19:31 | 26 Shkurt 2024

Share:

Ditën e sotme (e hënë) në shtëpinë më të famshme në Shqipëri erdhi një zarf i bardhë, i cili thotë se do të mbahet një gjyq brenda Big Brother.

Banorët të cilët do të dalin para gjykatës janë: Julian Deda, Sara Gjordeni, Gazmend Ujkashi dhe Egla Ceno, pasi kanë thyer rregullat e ‘Vëllait të Madh’.

Prokurore e çështjes është zgjedhur Erjola Doçi, avokat Romeo Veshaj dhe katër dëshmitarë që do flasin kundër tyre.

 

Juli në rolin e të pandehurit tha se është i vetëdijshëm për këtë dhe se të gjithë të tjerët kanë bërë gabime.

“Duke iu falënderuar për këtë seancë e cila kushton para nga buxheti i shtetit tonë të varfër. Doja të thoja që, po kam përdorur një gjest ndoshta jo shumë etik por do të thoja këtu e dashur juri që kush nuk ka bërë mëkate këtu, ta hedhi gurin i pari. Që do të thotë, ne jemi njerëz të gjallë me mish e me gjak e me nerva me të qeshurat e problemet tona. Mos harrojmë që jetojmë në një vend të izoluar pa informacione, pa familjarë dhe të kushtëzuar”, u shpreh aktori.

 

Juliani theksoi: “Kështu që, si i tillë dhe unë nuk jam një robot i programuar nga programatorët më të famshëm në botë. Unë jam një njeri i lindur krejt natyrale nga një nënë dhe reagoj me mish e me gjak, me mendje e trup. Kështu që nëse ka dikush që nuk ka bërë një mëkat të tillë deri më tani, pranoj të dënohem e të iki nga shtëpia”.

Të ngjashme