Sport
Juan Cuadrado arrin marrëveshje me Interin
Demokracia
23:04 | 16 Korrik 2023

Share:

Interi thuhet se ka arritur marrëveshje verbale me Juan Cuadradon dhe së shpejti pritet të bëhet edhe zyrtarizimi.

Lojtari kolumbian u largua nga Juventusi si i lirë dhe tani është shumë afër të kalojë te rivali i tyre në Serie A.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Cuadrado ka arritur marrëveshje verbale me Interin.

Gianluca di Marizio kishte dhënë detaje më të hollësishme për këtë marrëveshje, derisa kolumbiani do të prezantohet në ditët e ardhshme.

Ai do të zëvendësojë Raoul Bellanovan që tashmë i është bashkuar Torinos.

Të ngjashme